Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje per Aplikime Erasmus+ per Studentet ǀ Cukurova University, Adana, Türkiye

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët
Çukurova University, Adana, Türkiye

Viti Akademik 2026–2027

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për aplikime për mobilitet Erasmus+ për studime në Çukurova University, Adana, Türkiye në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility.

Kjo mundësi është e hapur për studentët e ciklit Bachelor të Fakultetit të Shkencave Humane, profili Shkenca Politike.

Periudhat e mobilitetit: Semestri I ose Semestri i II, Viti akademik 2026-2027

Afati i aplikimit: 15 Qershor 2026, ora 23:59 (CET)

Të gjitha kurset e ofruara në gjuhën angleze mund të konsultohen në katalogun më poshtë: https://ebs.cu.edu.tr/En/Program/CourseCatalog/283/2025 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

  • Listë notash (Transcript of Records)
  • Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze
  • Letër motivimi
  • Marrëveshje mësimore (Learning Agreement)

Procedura e aplikimit
Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet me email në adresën zyrtare të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve: [email protected] 

Për informacion të mëtejshëm, studentët mund të kontaktojnë Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve, në adresën e mësipërme.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim