Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i përfaqësuar nga profesoret Nevila Rama dhe Edit Bregu, pranohet si anëtar i plotë në UNIADRION gjatë General Assembly në Shkup 20–21 maj 2026

Gjatë punimeve të General Assembly të UNIADRION, të zhvilluar në Shkup në datat 20–21 maj 2026, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, i përfaqësuar nga Profesore Nevila Rama dhe Profesore Edit Bregu, u pranua zyrtarisht si anëtare me të drejta të plota e këtij rrjeti të rëndësishëm akademik ndërkombëtar. UNIADRION përfaqëson një nga rrjetet më të konsoliduara universitare në rajonin Adriatiko-Jonian, duke bashkuar universitete dhe institucione të arsimit të lartë nga vende të ndryshme të Europës Juglindore dhe Mesdheut, me fokus në forcimin e bashkëpunimit akademik, kërkimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit në rajon.

Anëtarësimi i UMSH në UNIADRION përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të strategjisë së ndërkombëtarizimit të universitetit dhe zgjerimit të partneriteteve të tij ndërkombëtare. Ky anëtarësim krijon mundësi të reja për zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe kërkimore, rritjen e mobilitetit të personelit akademik dhe studentëve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar në nivel europian dhe rajonal. Përmes pjesëmarrjes aktive në këtë rrjet, UMSH synon të kontribuojë më tej në proceset e integrimit akademik ndërkombëtar dhe në krijimin e një mjedisi universitar gjithnjë e më të hapur, inovativ dhe konkurrues. Prezantimi institucional i UMSH gjatë Asamblesë së Përgjithshme u bë nga Zv. Rektorja, Nevila Rama.          

                          

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim