Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje Erasmus+ për Staf Akademik në University of Rzeszow, Poloni

Thirrje për Aplikime Erasmus+
Teaching Staff Mobility
Viti Akademik 2026–2027 | University of Rzeszów, Poloni

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe University of Rzeszów, shpallet thirrja për mobilitet të stafit akademik për vitin akademik 2026-2027.

Kjo thirrje i drejtohet stafit të:

  • Fakultetit të Shkencave Ekonomike
  • Fakultetit të Informatikës
  • Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane

Linku i Universitetit pritështtps://www.ur.edu.pl/en/home 

Për të aplikuar në këtë thirrje, stafi akademik duhet të verifikojë në faqen zyrtare të universitetit pritës nëse lënda e profilit të tyre ofrohet në gjuhën angleze (Linku: https://www.ur.edu.pl/en/courses-2026-2027). Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin interesin e tyre në adresën: [email protected], duke specifikuar lëndën dhe temat që do të trajtohen, të strukturuara në një total prej 8 orësh mësimore.

Afati i fundit i aplikimit: 26 Qershor 2026

Për çdo informacion ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim