Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2026

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë në EM-HERI 2026 dhe Asamblenë e Përgjithshme të EMUNI

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë u përfaqësua nga Administratori i Përgjithshëm, z. Ilir Hebovija, në Takimin Vjetor EM-HERI 2026 dhe në Asamblenë e Përgjithshme të EMUNI, të zhvilluara në Tunizi.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve partnere nga rajoni euro-mesdhetar për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Në kuadër të këtij aktiviteti, z. Hebovija zhvilloi një takim me Presidentin e EMUNI-t, Prof. Dr. Rado Bohinc, gjatë të cilit u diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve. Diskutimet u fokusuan në zhvillimin e programeve të përbashkëta akademike, zgjerimin e mundësive për studentët dhe stafin në kuadër të Erasmus+, si dhe në vizitën e planifikuar të Presidentit Bohinc në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Pjesëmarrja e UMSH-së në këto aktivitete konfirmon angazhimin e universitetit për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për studentët, stafin akademik dhe projektet e përbashkëta kërkimore.

  

 

 

 

 

 

 

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim