Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje Erasmus + për Mobilitet të Studenteve Doktorale ǀ UNITUS, Itali

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët në Proces Doktorature

University of Tuscia (UNITUS), Viterbo, Itali

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) hap thirrjen për aplikime në kuadër të programit Erasmus+, për mobilitet akademik të studentëve në proces doktorature pranë University of Tuscia (UNITUS), Viterbo, Itali, gjatë vitit akademik 2026–2027. Ky mobilitet përfaqëson një mundësi të vlefshme për studentët doktorantë që dëshirojnë të zhvillojnë më tej kërkimin e tyre shkencor në një mjedis ndërkombëtar akademik dhe kërkimor. Gjatë kësaj eksperience, studentët do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me profesorë dhe studiues ndërkombëtarë, të avancojnë projektet e tyre kërkimore, të shkëmbejnë ide dhe metodologji shkencore, si dhe të forcojnë dimensionin ndërkombëtar të studimeve të tyre doktorale.

University of Tuscia (UNITUS) renditet ndër universitetet më të vlerësuara në Itali dhe Europë për cilësinë e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimin akademik. Universiteti është i pozicionuar në renditjet ndërkombëtare si QS World University Rankings dhe Times Higher Education, duke u dalluar veçanërisht për performancën në kërkimin shkencor, ku renditet në top 4% të universiteteve europiane për prodhim shkencor për staf akademik.

Thirrja është e hapur për studentët doktorantë të:

  • Fakultetit të Shkencave Ekonomike
  • Fakultetit të Informatikës

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV personale
  • Projekt-propozimi dhe fusha e kërkimit shkencor (një përmbledhje e shkurtër 2–3 faqe)

Dërgimi i aplikimeve

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën elektronike: [email protected] 

Website I UNITUShttps://www.unitus.it/en/ateneo/ 

Afati i fundit për aplikim: 14 Gusht 2026

Për çdo informacion apo sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

Mos e humbisni këtë mundësi për të zgjeruar përvojën tuaj akademike dhe kërkimore në një universitet partner europian, për të ndërtuar rrjete bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimin e studimeve doktorale!

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim