Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje e Hapur për Mobilitet Studentor Erasmus+ Utenos Kolegija, Lituani | Viti Akademik 2026–2027

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH) njofton hapjen e thirrjes për Mobilitet Studentor Erasmus+ për Studime  në Utenos Kolegija, Lituani, për vitin akademik 2026/2027.

Informacionet e Mobilitetit

  • Semestri i Parë (Vjeshtë): 1 Shtator 2026 – 31 Janar 2027
  • Per studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Informatikës dhe Shkencave Ekonomike.

Dokumentacioni i Nevojshëm

  • Formulari i Aplikimit Erasmus+
  • Learning Agreement (Para Mobilitetit)
  • Listë Notash (Transcript of Records)
  • Kopje e Pasaportës ose Kartës së Identitetit
  • EHIC ose sigurim shëndetësor privat
  • Kërkesë për akomodim (opsionale)
  • CV
  • Letër motivimi

Afatet e Aplikimit

  • Semestri i Parë (Vjeshtë): 20 Korrik 2026

Si të Aplikoni?
Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet në adresën zyrtare të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve: [email protected] 

Për çdo informacion të mëtejshëm, Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve mbetet në dispozicionin tuaj.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim