Të Reja
Konkurs për vende pune pranë Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë, Viti Akademik 2026–2027

Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë” shpall vende të lira pune për personel akademik me kohë të plotë në Fakultetin e Informatikës, për mbulimin e veprimtarisë mësimore dhe kërkimore në fushën e Informatikës/Inxhinieri-Informatike/Inxhinieri-Elektronike.
I. POZICIONET E LIRA
Personel Akademik Efektiv në fushat:
- Inxhinieri Informatike;
- Inxhinieri Softuerike;
- Shkenca Kompjuterike;
- Inteligjencë Artificiale, Sisteme Inteligjente ose fusha të përafërta.
II. DETYRAT KRYESORE
- Zhvillimi i procesit mësimor;
- Hartimi dhe përditësimi i syllabuseve;
- Udhëheqja e diplomave dhe praktikave profesionale;
- Veprimtari kërkimore-shkencore dhe publikime;
- Këshillim akademik i studentëve;
- Kontribut në zhvillimin institucional dhe projektet e fakultetit.
III. KRITERE
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:
- Gradë shkencore ose titull akademik (Dr/ Prof. Ass);
- Eksperiencë në mësimdhënie universitare;
- Aktivitet kërkimor dhe publikime shkencore;
- Njohuri të gjuhës angleze.
IV. DOKUMENTACIONI
- CV Europass;
- Letër motivimi;
- Kopje të diplomave dhe listave të notave;
- Dokument identifikimi;
- Dëshmi të gradave shkencore dhe publikimeve;
- Dy letra reference.
APLIKIMI
Aplikimet dërgohen me e-mail në: [email protected] ose dorëzohen pranë: Recepsionit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Afati i aplikimit: 15.08.2026.
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
