Të Reja

Përshkrimi i Rolit
Koordinatori i Studentëve të huaj mbështet Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO) në të gjithë aktivitetet lidhur me rekrutimin e studentëve të huaj, pranimin dhe jetën studentore. Ky është një rol praktik, në kontakt direkt me njerëzit, që përfshin të gjithë rrugëtimin e studentit - nga kontakti i parë me studentët e ardhshëm deri në përvojën e tyre ditore në kampus.
Roli punon në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e Zyrës së marrëdhënieve me jashtë dhe departamenteve të tjera të brendshme për të siguruar që studentët e huaj të mbështeten në secilin fazë të përvojës së tyre në UMSH.
Përgjegjësitë Kryesore
- Mbështetja e detyrave ditore të Zyrës së marrëdhënieve me jashtë;
- Ndihma në procesin e pranimit të studentëve ndërkombëtarë dhe detyra administrative të lidhura me të;
- Të shërbejë si pikë kontakti për studentët e huaj, duke iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të tyre;
- Planifikimi dhe koordinimi i eventeve dhe aktiviteteve për komunitetin e studentëve të huaj;
- Bashkëpunimi me departamentet e brendshme dhe partnerët e jashtëm në çështje të lidhura me studentët të huaj;
- Mbështetja e iniciativave të rekrutimit dhe marketimit në bashkëpunim me ekipin e IRO.
Detajet e Pozicionit
- Pozicion me kohë të plotë (e Hënë – e Premte);
- Pozicion me vendodhje në Tiranë;
- Prania fizike në zyrë - ky nuk është një pozicion remote;
- Pjesë e ekipit të Zyrës së marrëdhënieve me jashtë.
Kërkesat
- Diplomë në një fushë të përafërt (Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Komunikim, Edukim, ose të ngjashme);
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në anglisht (e detyrueshme); njohja e gjuhëve të tjera është një plus;
- Aftësi të forta organizimi dhe aftësia për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht;
- Proaktiv, me orientim drejt njerëzve, dhe komod me të punuarit me kultura të ndryshme;
- Përvojë në shërbime për studentë, koordinim, ose rol të ngjashëm është e preferuar.
Çfarë Ofrojmë
- Një mjedis dinamik dhe ndërkombëtar pune;
- Ndikim direkt në përvojën e studentëve ndërkombëtarë në UMSH;
- Mundësia për të qenë pjesë e një zyre ndërkombëtare në rritje;
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnim;
- Punë me kohë të plotë, e qëndrueshme në një ekip profesional dhe bashkëpunues.
APLIKIMI
Aplikimet dërgohen me e-mail në: [email protected] ose dorëzohen pranë Recepsionit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
