Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje Erasmus+ për Stafin Akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore ǀ 3rd International Teaching Week Powiślańska Academy of Applied Sciences, Gdańsk, Poloni

Thirrje Erasmus+ për Stafin Akademik të Fakultetit të Shkencave Mjekësore
3rd International Teaching Week
Powiślańska Academy of Applied Sciences, Gdańsk, Poloni
4–8 Nëntor 2026
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë shpall hapjen e thirrjes për aplikime për mobilitet të stafit akademik në Powiślańska Academy of Applied Sciences (PAAS), Gdańsk, Poloni, e cila do të organizojë 3rd International Teaching Week, në datat 4–8 Nëntor 2026.
Ky aktivitet përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për:
- shkëmbim të praktikave më të mira në mësimdhënie;
- zhvillim profesional dhe akademik;
- krijimin e bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare;
- zhvillimin e publikimeve dhe projekteve të përbashkëta kërkimore.
Në këtë thirrje mund të aplikojë stafi akademik i UMSH që i përket fushës së infermierisë pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore.
Përparësi në përzgjedhje do t'u jepet pedagogëve që:
- do të zhvillojnë aktivitet mësimdhënës gjatë mobilitetit;
- dëshirojnë të prezantojnë punimet e tyre në Konferencën Shkencore
- Ndërkombëtare që zhvillohet paralelisht me Teaching Week;
- janë të interesuar për zhvillimin e bashkëpunimeve akademike dhe kërkimore me stafin e PAAS.
- Nuk kanë marrë pjesë më përpara në mobilitete Erasmus+.
Dokumentacioni për aplikim
Stafi i interesuar duhet të shprehë interesin për pjesëmarrje pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë (IRO) të UMSH në adresën: [email protected]
Aplikimi duhet të përmbajë:
- Emrin e lëndës/fushës së ekspertizës;
- Temat që do të zhvillohen gjatë mobilitetit (minimumi 8 orë mësimdhënie);
- Një deklaratë interesi nëse dëshironi të merrni pjesë me prezantim në Konferencën Shkencore.
Linku i universitetit: https://powislanska.edu.pl/
Afati i aplikimit: 10 Gusht 2026
Për çdo informacion shtesë, Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve mbetet në dispozicionin tuaj.
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
