Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje për Aplikim: Powiślańska Academy of Applied Sciences, Poloni

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për pjesëmarrje të stafit akademik në kuadër të nismës së përbashkët ndërkombëtare të organizuar nga Powiślańska Academy of Applied Sciences, Poloni, në bashkëpunim me universitete partnere ndërkombëtare.
Kjo mundësi synon të krijojë kurse ndërkombëtare online, të zhvilluara gjatë një semestri, ku pedagogë nga universitete dhe vende të ndryshme kontribuojnë së bashku në procesin mësimor.
Kjo thirrje është e hapur për stafin akademik të Fakultetit të Ekonomisë me ekspertizë në fusha të tilla si: Marketing, Menaxhim Ndërkombëtar, Ekonomiks, Financë, Sipërmarrje, Menaxhimi Ndërkulturor, Burime Njerëzore, Transformimi Digjital, Tregtia Ndërkombëtare.
Çfarë ofron programi:
Stafi akademik i përzgjedhur do të ftohet të:
- zhvillojë 2 sesione mësimore online, nga 45 minuta secili, gjatë semestrit;
- përzgjedhë një temë në fushën e International Business, në përputhje me ekspertizën e tij;
- kontribuojë në një kurs të përbashkët ndërkombëtar, të zhvilluar nga akademikë nga universitete dhe vende të ndryshme;
- inkurajojë studentët e universitetit të tij që të marrin pjesë në kursin e plotë ndërkombëtar.
Sesionet do të planifikohen përgjatë semestrit dhe secili pedagog do të jetë përgjegjës vetëm për orarin e përcaktuar të mësimdhënies.
Procedura e Aplikimit:
Stafi akademik i interesuar ftohet të aplikojë në linkun: International Collaborative Courses Application.
Afati i aplikimit: 30 Gusht 2026
Për cdo pyetje/paqartësi, Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus + dhe Projekteve mbetet në dispozicion ([email protected]).
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
