Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

THIRRJE PËR PJESËMARRJE - Kongresi Ndërkombëtar “Catholics and the Civilization of Love”, Torun, Poloni

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë fton stafin akademik të Fakultetit të Shkencave Humane të shprehë interesin për pjesëmarrje në Kongresin Ndërkombëtar “Catholics and the Civilization of Love”, organizuar nga universiteti partner University of Social and Media Culture in Toruń (AKSiM), Poloni, i cili do të zhvillohet më 27–28 nëntor 2026, në Toruń, Poloni.

Kongresi i këtij viti do të fokusohet në konceptin e “Civilization of Love”, duke trajtuar çështje që lidhen me dinjitetin njerëzor, etikën, drejtësinë, solidaritetin dhe sfidat bashkëkohore shoqërore e teknologjike.

Mundësitë e pjesëmarrjes

Pjesëmarrja në Kongres mund të realizohet fizikisht në Toruń ose në distancë.

Për stafin që nuk ka mundësi të udhëtojë drejt Polonisë, organizatorët ofrojnë mundësinë e pjesëmarrjes online, përmes regjistrimit paraprak të prezantimit, i cili do t’u dërgohet organizatorëve dhe do të prezantohet gjatë Kongresit.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kongres: 0 EUR.

Ekziston gjithashtu mundësia e pjesëmarrjes fizike të financuar në kuadër të programit Erasmus+, në varësi të kuotave të mobilitetit të vendosura në dispozicion nga universiteti pritës. Për t’u konsideruar për financim në kuadër të Erasmus+, punimi duhet të jetë individual.

Kongresi do të transmetohet gjithashtu nga kanali televiziv kombëtar TV TRWAM, duke ofruar mundësi për një shtrirje më të gjerë të prezantimeve dhe diskutimeve akademike.

Mundësi për publikim

Pas përfundimit të Kongresit, organizatorët planifikojnë të mbledhin artikuj shkencorë të lidhur me temat e prezantuara për botim në një vëllim shkencor nga AKSiM. Shtëpia botuese e Akademisë është e përfshirë në listën e botuesve shkencorë të njohur nga Ministria Polake e Shkencës dhe Arsimit të Lartë.

Shprehja e interesit

Stafi akademik i interesuar për pjesëmarrje fizikisht dhe/ose online në Kongres dhe për paraqitjen e një punimi shkencor ftohet të shprehë interesin pranë: Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve [email protected] 

Afati për shprehjen e interesit: 25 shtator 2026

Informacioni i mëtejshëm do t’iu komunikohet në vijim, pas vendosjes në dispozicion të informacionit përkatës nga institucioni organizator.

Ju ftojmë të shfrytëzoni këtë mundësi për zhvillim dhe shkëmbim akademik ndërkombëtar, prezantimin e kërkimit shkencor, krijimin e bashkëpunimeve të reja dhe përfaqësimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë në një aktivitet ndërkombëtar akademik.

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim