Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje Erasmus + për Staf Akademik, GBSB Global Business School, Malta

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Staf Akademik
GBSB Global Business School, Malta
Viti Akademik 2026–2027

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe GBSB Global Business School, Malta, shpallet thirrja për mobilitet të stafit akademik për semestrin e pare të vitit akademik 2026 – 2027.

Kjo thirrje i drejtohet stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Departamenti Financë, Bankë dhe Kontabilitet.

Periudha e mobilitetit: 16-20 Nëntor 2026
Afati i aplikimit: 20 Tetor 2026

Linku i universitetit pritës: https://www.global-business-school.org/ 

Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin interesin e tyre në adresën: [email protected] duke specifikuar lëndën dhe temat që do të trajtohen, të strukturuara në një total prej 8 orësh mësimore.

Për çdo informacion ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim