Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët, University of Valladolid, Spanje

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët
University of Valladolid, Spanjë
Viti Akademik 2026–2027

Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH) dhe University of Valladolid, në programin Erasmus+, hapet thirrja për shkëmbim studentor për semestrin e dytë, vitin akademik 2026–2027.

Kush mund të aplikojë? Të gjithë studentët e Fakulteteve të UMSH.

Linku i universitetit: University of Valladolid

E rëndësishme: Ky projekt nuk merr në konsideratë nominimet e Universitetit dërgues – prandaj çdo student duhet të aplikojë personalisht në website-n përkatës.

Informacion i plotë & aplikimi:

Kërkesa për ECTS: Studentët e përzgjedhur duhet të realizojnë 30 ECTS në University of Valladolid.

Afati i fundit për aplikim: 27 Tetor 2026 (23:59 – Spanish time).

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim