Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët, GBSB Global Business School, Malta

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Studentët
GBSB Global Business School, Malta
Viti Akademik 2026–2027
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për aplikime për mobilitet Erasmus+ për studime në GBSB Global Business School, Malta në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility.
Kjo mundësi është e hapur për studentët e ciklit Bachelor dhe Master të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, profili Administrim Biznes.
Periudhat e mobilitetit: Semestri II
Afati i aplikimit: 30 Tetor 2026, ora 23:59 (CET)
Ky program u ofron studentëve mundësinë të ndjekin lëndë në një mjedis ndërkombëtar, të njihen me praktikat bashkëkohore të biznesit dhe të zhvillojnë kompetenca profesionale dhe ndërkulturore të vlefshme për tregun global të punës.
Lëndët që mund të përzgjidhen përgjatë mobilitetit:
Bachelor
1. Fundamentals of Marketing in the Digital Era
2. Principles of Accounting
3. Business Law in a Digital Context
4. Business Math and Statistics
5. Leadership and Organisational Behaviour
6. Starting a New Digital Business
7. Business Economics
8. Business Research Methods
9. Professional and Career Development
10. Innovative and Creative Thinking
Master
1. Finance for Management
2. Operations Management
3. Strategic Management
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
- Listë notash (Transcript of Records)
- Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze
- Marrëveshje mësimore (Learning Agreement) - Propozimin e lëndëve që do të ndiqen gjatë mobilitetit, me konfirmimin e Shefit të Departamentit
- Kopje të pasaportës
Procedura e aplikimit
Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet me email në adresën zyrtare të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve: [email protected]
Për informacion të mëtejshëm, studentët mund të kontaktojnë Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën e mësipërme.
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
