Ndërkombëtarizimi
Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +
Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Staf Akademik, University of L’Aquila, Itali

Thirrje për Aplikime Erasmus+ për Staf Akademik
University of L’Aquila, Itali
Viti Akademik 2026–2027
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë njofton hapjen e thirrjes për mobilitet të stafit akademik në University of L’Aquila, Itali në kuadër të projektit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility.
Kjo thirrje i drejtohet stafit akademik të Fakultetit të Informatikës.
Periudhat e mobilitetit: Semestri II
Afati i aplikimit: 20 Nëntor 2026
Linku i universitetit pritës: https://www.univaq.it/en/
Të gjithë të interesuarit duhet të paraqesin interesin e tyre në adresën: [email protected] duke dërguar dokumentat e mëposhtëm:
1) CV në anglisht – e përditësuar, sipas formatit bashkëngjitur.
2) Mobility Agreement - temat që do të trajtohen, të strukturuara në një total prej 8 orësh mësimore; formati bashkëngjitur.
3) Certifikime të ndryshme.
Dëshirojmë t’iu bëjmë me dijeni se përzgjedhja përfundimtare e kandidatëve kryhet nga universiteti pritës, në përputhje me nevojat e institucionit dhe numrin e vendeve në dispozicion.
Aplikimet vlerësohen me pikë, prandaj ju lutemi të dorëzoni të plotë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit. Në këtë fazë, zyra jonë kryen verifikimin paraprak (pre-screening) të aplikimeve.
Për çdo informacion ose sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve.
Dokumenta bashkëngjitur
FAKULTETET
Fakulteti i Shkencave
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane
Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Fakulteti
i Informatikës
Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.
Fakulteti
i Shkencave Mjekësore
Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim
