Home > Ndërkombëtarizimi > Erasmus +

Thirrje për Aplikime për Studentët (Diploma e dyfishtë), University of Tuscia (UNITUS), Itali

THIRRJE PËR APLIKIME ERASMUS+ PËR STUDENTËT
University of Tuscia (UNITUS), Itali
Viti Akademik 2026–2027 | Semestri II

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH), në kuadër të bashkëpunimit me University of Tuscia (UNITUS), Itali, njofton hapjen e thirrjes për aplikime për mobilitet studentor për studime, në kuadër të programit Erasmus+ KA171 – International Credit Mobility.

Kjo thirrje zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet UMSH dhe UNITUS për realizimin e programit të Diplomës së Dyfishtë (Double Degree), duke u ofruar studentëve mundësinë të ndjekin një semestër studimesh pranë universitetit partner në Itali.

Kush mund të aplikojë?

Thirrja është e hapur ekskluzivisht për studentët e programit Master i Shkencave në Administrim Biznesi, profili Marketing, Shitje dhe Komunikim, pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Informacion mbi mobilitetin

  • Universiteti pritës: University of Tuscia (UNITUS), Viterbo, Itali
  • Programi: Erasmus+ KA171 – International Credit Mobility
  • Kuadri i bashkëpunimit: Marrëveshja e Diplomës së Dyfishtë (Double Degree)
  • Periudha e mobilitetit: Semestri II,
  • Viti akademik: 2026–2027
  • Afati i aplikimit: 27 nëntor 2026, ora 23:59 (CET)
  • Website i universitetit pritës: https://www.unitus.it/en/ 

Kriteret e aplikimit

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë (Bachelor) me rezultate të larta akademike.
2. Të kenë rezultate të larta gjatë vitit të parë të studimeve Master pranë UMSH.
3. Të zotërojnë gjuhën angleze, të dëshmuar përmes rezultateve të testeve të njohura ndërkombëtarisht, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
4. Të jenë të gatshëm të ndjekin studimet gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2026–2027 pranë University of Tuscia, Itali.
5. Të demonstrojnë përgatitje akademike dhe motivim për të ndjekur me sukses studimet në kuadër të programit të Diplomës së Dyfishtë.

Dokumentacioni i nevojshëm

Për të aplikuar, studentët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

1. Diplomën Bachelor dhe listën e notave – kopje të skanuara.
2. Certifikatën e njohjes së gjuhës angleze – kopje të skanuar ku evidentohet niveli dhe rezultati i arritur.
3. Rezultatet akademike të vitit të parë Master – dokument zyrtar ose screenshot nga sistemi SMSUMSH.

Procedura e aplikimit

Studentët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e plotë brenda datës 27 nëntor 2026, ora 23:59 (CET), në adresën zyrtare të Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve: [email protected] 

Për informacione dhe sqarime të mëtejshme mbi procesin e aplikimit, studentët mund të kontaktojnë Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, Erasmus+ dhe Projekteve në adresën e mësipërme.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë inkurajon studentët e kualifikuar të përfitojnë nga kjo mundësi për të zgjeruar përvojën e tyre akademike dhe ndërkombëtare në kuadër të bashkëpunimit me University of Tuscia.

Ju urojmë suksese në aplikim!

 

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim