
Të Reja
Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2019
Zhvillohet konferenca shkencore “Inovacioni, Matematika dhe Teknologjia e Informacionit”
U zhvillua konferenca e parë shkencore “Inovacioni, Matematika dhe Teknologjia e Informacionit”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në ambientet e Akademisë së Shkencave. Akademikë, Informaticienë, matematicienë dhe personalitet të tjerë të këtyre fushave ishin të pranishëm në këtë konferencë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Pr.Dr Gudar Beqiraj vlerësoi partneritetin për organizimin e kësaj konference si dhe kumtesat e studiuesve të rinj. “Punimet shkencore që ju sillni sot këtu, janë vlerë e shtuar në fushat respektive dhe gjithashtu nxisin debatet e diskutimet në këto fusha për sfidat e mëtejshme”, u shpreh rektori i UMSH. Konferencën e përshëndetën Akademik, Neki Frashëri, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave. Prof. Dr, Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës , Adrian Nacco, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Matematike. Në emër të AMA-s, z. Nacco i akordoi UMSH-së edhe një ccertifikatë si qendër zhvillimi të testit “Kangur”. (Test ndërkombëtar për matematikën). Drejtoresha e projekteve në UMSH, Nevila Xhindi gjithashtu referoi në lidhje me projektin “Interreg Adrion, Future 4.0”, një nga komponentët kryesorë të së cilit është zhvillimi i inovacionit. Konferenca e cila do të vijojë sërish nesër 23 nëntor, synon të nxisë komunikimin mes kërkuesve shkencore dhe praktikuesve të rinj të cilët punojnë në fusha të ndryshme shkencore, me interes të përbashkët në Teknologji, Matematikë dhe Inovacion. Kjo konferencë do të bëjë bashkë, profesionistë dhe pëfaqësues të biznesit. Jeni të mirëpritur të merni pjesë. Konferenca organizohet nga Departamenti i Informatikës dhe Formimit Shkencor në UMSH, Akademia e Shkencave,Fakulteti i Shkencave Natyrore,(UT) dhe Shoqata Shqiptare e Matematikës!
FAKULTETET
Shkenca
Ekonomike
Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.
Shkenca Juridike dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare
Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare përgatit juristët dhe diplomatët e së ardhmes si specialistë të këtyre fushave, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.
Shkenca Psikologjike,
Sociale dhe Politike
Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike përgatit politologët, psikologët, analistët dhe funksionarët publikë me shprehitë praktike që i duhen një specialisti për të përballuar me sukses sfidat e mëdha të epokës në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e tyre.
Disa numra të rëndësishëm
-
35+
Programe
-
150+
Profesorë
-
3500+
Studentë
-
85%
Punësim