Home > Të reja > Aktivitete > Aktivitete 2020

Mësim online prej një muaji,Universiteti Mesdhetar  i Shqipërisë ristrukturon programin e Fakultetit të Drejtësisë

 

Dekani Krisafi: Kalojmë në sistemin e integruar që përfshin edhe Masterin

Prej një muaji Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë po vijon mësimin online me studentët e ciklit Bachelor dhe Master. Rutina e zakonshme akademike ka vijuar nomralisht duke u përshtatur me situatën e krijuar nga pandemia e COVID 19.  Janë kordinuar të gjitha njësitë e Universitetit duke nisur nga rektorati, dekanati, departamentet dhe njësitë ndimëse për të mundësuar vijueshmërinë e mësimit.  Raportimet janë të përditshme nga këto hallka mbi ecurinë e mësimdhënies dhe po në të njëjtën mënyrë vijon angazhimi për kërkimin shkencor, ku konferencat dhe aktivitete të tjera të planifikuara, në pamundësi për t’u organizuar fizikisht janë zhvendosur gjithashtu online. Njësitë e tjera që lidhen drejtpërdrejt me studentët si Këshilli Studentor dhe Klubet Studentore kanë qenë gjithashtu maksimalisht të angazhuara. “Orari mësimor është ai i përcaktuar që në nisje të vitit akademik dhe pjesmarrja e studentëve monitorohet  nga pedagogët”, sqarojnë drejtuesit e UMSH. Ky kalim i detyruar në mësimdhënien online nuk ka qenë i vështirë për t’u praktikuar pasi prej 10 vitesh Universiteti Mesdhetar i Shqiperisë  është pjesë e G-suite education, i familjarizuar me platfomrën nëpërmjet së cilës bëhet i mundur aksesimi i klasave virtuale në Google classroom dhe Google meet. “Tashmë  grupet e leksioneve dhe seminareve, zhvillojnë plotësisht programin mësimor të planfikuar për semestrin e dytë, ndërkohë që evidentohen pjesëmarrjet e studentëve në seminare, leksione si dhe angazhimi i pedagogëve”, u shpreh Dekani i fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare,  Prof. Dr, Ksenofon Krisafi. Ai bëri me dije se për vitin e ri akademik Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë do të ketë një ristrukturim të disa programeve mësimore. “Duke nisur nga viti i ri akademik do të kemi një kalim nga  sistemi 3+2 në sistemin 5 vjeçar. Pra programi i Fakultetit Juridik do të jetë një program i integruar i ciklit të dytë 5-vjeçar, që të përfshijë edhe Bachelor dhe Masterin”, u shpreh Krisafi. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë me tashmë 11 vjet,  eksperiencë ofron për studentët 29 programe Bachelor dhe Master, ndërkohë që një program i ri Profesional dy vjeçar do të hapet për të gjithë ata maturantë që nuk plotësojnë kriteret ligjore të mesatares për t’u pranuar në programet Bachelor.

FAKULTETET

Fakulteti i Shkencave
Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike përgatit ekonomistët e rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë, financave, kontabilitetit, biznesit dhe ligjit, ekonomisë informatike, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit, kontabilistit dhe specialistit të teknologjisë.

Fakulteti i Drejtësisë dhe
Shkencave Humane

Fakulteti i Drejësisë dhe Shkencave Humane, përgatit juristët, politologë, diplomatë, specialist komunikimi, duke i pajisur me aparatin e nevojshëm teorik por edhe me njohuritë praktike, të cilët do të përballojnë sfidat e sistemit të drejtësisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në vend.

Fakulteti
i Informatikës

Fakulteti i Informatikës fizikisht dhe virtualisht ka në fokus arritjet me te fundit të shkencave informatike, sistemeve, teknologjive në zhvillim. I ndodhur në një kohë zhvillimesh teknologjike kohore marramendësë, oferta akademike ndjek ritmin e mbështetur nga një staf akademik i mirë kualifikuar. Pedagogë dhe studentë janë të përfshirë në projekte të përbashkëta duke e maksimalizuar përpjekjet për rezultate të larta.

Fakulteti
i Shkencave Mjekësore

Fakulteti i Shkencave Mjekësore një tjetër synim ambicioz i UMSH i orientuar në shërbim të rritjes së kapaciteve mjekësore në vend. Si në çdo hap tjetër i orientuar drejt arritjeve të larta, UMSH ka angazhuar profesorët më me emër të fushavë që mbulon fakulteti i ri. Hartimi i programeve në përafrim të praktikave më te mira europiane e bën të sotmen dhe të ardhmen e studenteve të sigurtë.

Disa numra të rëndësishëm

  • 35+

    Programe

  • 150+

    Profesorë

  • 3500+

    Studentë

  • 85%

    Punësim